×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: Përparim Islami vazhdon me Feronikelin

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 18:39

    Përparim Islami është lojtari më i ri i Feronikelit, në fakt mbrojtësi i djathtë vetëm se ka vazhduar me klubin duke arritur akord për të veshur fanellën e tre herë kampionëve të vendit.


    Islami ishte pjesë e Feronikelit edhe gjatë viteve të kaluara, ku në ndeshjen ndaj Ballkanit u lëndua duke këputur ligamentin kryqëzor të gjurit të këmbës së majtë.

    Feronikeli përveç që ka kryer shpenzimet e operimit të Islamit, i ka ofruar atij kontratë të re, duke përfshirë edhe kohën sa është në rikuperim nga lëndimi.

    Kontrata e re dëshmon që klubi i Feronikelit nuk i ka harruar asnjëherë shërbimet dhe paraqitjet dinjitoze të Përparim Islamit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!