×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Serie A zgjedh trajnerin më të mirë për vitin 2019

    Reporteri
    03 Shkurt 2020 | 15:41

    Është zgjedhur trajneri më i mirë i sezonit 2018-19 në kampionatin italian Serie A.


    Pas një sezoni të jashtëzakonëshëm me Atalantën, të cilën arriti ta dërgojë për herë të parë në histori në grupet e Ligës së Kampionëve, trajneri Gian Piero Gasperini është nderuar me çmimin “Pankina e Artë” për sezonin 2018-2019.

    Ky vendim është marrë nga trajnerët e klubeve italiane që më së shumti vota i kanë dhënë trajnerit aktual të Atalantës.

    Gasperini ka lënë mbrapa ish-trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri që kishte fituar titullin e kampionit me Zonjën e Vjetër.

    62-vjeçari ka thënë se për të është një nder i madh që ta fitoj këtë çmim si trajneri i sezonit 2018-19.

    “Për mua është një nder i madh të marr një çmim kaq prestigjioz, ndaj nuk më mbetet gjë tjetër veçse ta ndaj me presidentin Percassi, futbollistët, stafin tim dhe gjithë qytetin e Bergamos”, ka deklaruar Gasperini.

    Atalanta edhe këtë edicion është duke shfaqur formë fantastike, teksa është në luftë për tu kualifikuar përsëri për në Ligën e Kampionëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!