×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Suspendohet Conte

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 14:09

    Trajneri i Interit, Antonio Conte ka mësuar dënimin pas përleshjes me gjyqtarin në përballjen kundër Udineses.


    Tekniku italian debatoi me arbitrin derisa shkonin në dhomën e zhveshjes, gjë që dërgoi deri në kartonin e kuq, transmeton lajmi.net.

    Gjykata e Sportit ka marrë vendimin duke e diskualifikuar për dy ndeshjet e radhës dhe me një gjobë prej 20 mijë euro.

    Pos tij, edhe drejtori Gabriele Oriali u dënua me një ndeshje dhe gjobë prej pesë mijë eurove, ngase edhe ai u ndëshkua me të kuq.

    Pra, Conte automatikisht nuk do jetë në stolin e Interit për përballjen kundër rivalit lokal, AC Milan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!