×
  • Extra
  • Stil

    E hidhni llumin e mbetur nga kafeja? Mos e bëni më, efektet e tij janë çudibërëse

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 21:22

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë. Kur përgatitni kafe  në shtëpi,  shumica prej jush hidhni pjesën e mbetur në fund të kafesë. Megjithatë, kur të zbuloni se sa e dobishme është, nuk do a hidhni më, transmeton Reporteri.net.


    Përmbajtja e acidit në kafe është një përbërës i rëndësishëm që do të heqë të gjitha papastërtitë dhe qelizat e vdekura nga lëkura juaj. Përzieni  me ujë dhe vaj kokosi, dhe lyejeni trupin.

    Ju gjithashtu mund ta vendosni llumin e mbetur nga kafeja në  frigorifer në një filxhan ose pjatë të hapur për të larguar aromat e pakëndshme. Kafeja përmban kafeinë dhe diterpen që janë toksike për shumë insekte.

    Një sasi e vogël e kafesë rreth bimëve tuaj do të largojë mushkonjat, mizat dhe insektet e tjera. Kafja mund të ndihmojë po ashtu në eliminimin e celulitit, yndyrës duke rritur rrjedhjen e gjakut në zonën e trajtuar të lëkurës.

    Aplikoni llumin e mbetur nga kafeja në orenditë e gërvishtura, lini atë 5-10 minuta dhe fshij dhe pastaj pastrojeni. Gërvishtjet do të jenë më pak të dukshme. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!