×
  • Extra
  • Stil

    E konsumojnë një numër i madh i njerëzve: Kjo pije është fajtore për shtatë lloje të kancerit

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 19:14

    Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën shkencore Addiction, alkooli thuhet se shkakton të paktën shtatë lloje të kancerit dhe është shumë i rrezikshëm madje edhe për njerëzit që e konsumojnë në sasi të vogla, transmeton Reporteri.net


    “Ka dëshmi të forta se alkooli mund të shkaktojë kancer në të paktën shtatë vende në trup, dhe ndoshta edhe më shumë”, thuhet në studim.

    “Edhe pa kuptimin e mekanizmave biologjikë, provat epidemiologjike mbështetin pohimin se alkooli shkakton kancerin e gojës, grykës, ezofagut, mëlçisë, zorrës së trashë dhe gjirit”, tuhet në studim, duke shtuar se ka prova në rritje dhe se si alkooli mund të shkaktojë kancer të lëkurës, prostatës dhe pankreasit po ashtu.

    Këto përfundime u arritën pas analizimit të të dhënave dhjetëvjeçare nga Fondi Botëror për Kërkimin e Kancerit, Organizata Ndërkombëtare për Kërkimet mbi Kancerin dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!