×
  • Extra
  • Stil

    Femrat që hanë darkë pas orës 18:00 janë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 15:16

    Hulumtimet sugjerojnë se femrat të cilat hanë darkë në mbrëmje janë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës.


    Pasi i kanë studiuar 112 femra, ekspertët e universitetit të Kolumbisë kanë zbuluar se ato të cilat kishin ngrënë darkë pas orës 18:00 kishin pasur më shumë faktorë të rrezikut, siç është shtypja e lartë e gjakut, indeks të madh të masës trupore (BMI) dhe kontroll të dobët të sheqerit në gjak – transmeton Telegrafi.

    Rezultatet gjithashtu kanë treguar se çdo rritje e përqindjes së kalorive që konsumohet në mbrëmje kontribuon në shëndet më të dobët të zemrës.

    Kjo kryesisht ndodh për shkak se konsumimi i ushqimit gjatë mbrëmjes e mban trupin më të aktivizuar kur në atë kohë trupi duhet të fillojë të qetësohet.

    Përderisa shtypja e gjakut duhet të bie për të paktën 10 për qind para se të flini, hulumtuesit kanë zbuluar se konsumimi i darkës e pengon këtë.

    Sipas autorëve të studimit, darka e vonshme, që vjen si rezultat i jetës moderne, është kundër orës natyrale të trupit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!