×
  • Extra
  • Stil

    Harry dhe Meghan në Librin e Rekordeve Guinness: Miliona ndjekës në Instagram për vetëm disa orë

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 11:32

    Çifti mbretëror britanik, Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Megan së fundmi i janë bashkuar rrjetit social Instagram.


    Për një kohë të shkurtër ata arritën të bëjnë miliona ndjekës në këtë rrrejt sociale, më shpejt se kushdo tjetër, njoftoi libri i rekordeve Guiness sot, transmeton Reporteri.net.

    Ata hapën një llogari të përbashkët në Instagram dje, duke marrë një milion ndjekës në më pak se gjashtë orë, dhe duke thyer kështu rekordin e yllit të muzikës jugore koreane Kang Daniela.

    Çifti mbretëror deri më tani ka grumbulluar më shumë se 2.6 milionë ndjekës. Harry dhe Megan deklaruan se do ta përdorin profilin në Instagram për të ndarë postimet e rëndësishme.

    Interesi për profilin e tyre në Instagram ka të ngjarë të rritet për shkak të faktit se Megan do të lindë në fund të prillit ose në fillim të majit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!