×
  • Extra
  • Stil

    Mësuesja kosovare në ditën e dasmës mbledh nxënësit e klasës, këtë e bën për një arsye të mrekullueshme

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 8:24

    Gentijana Maloku, një vajzë e re nga Vushtrria ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë ditë më parë.


    E për këtë ditë kaq të veçantë, ajo ka zgjedhur të realizojë një fotosesion, shkruan Indeksonline.

    Maloku nuk ka vepruar si shumica e vajzave, qe në fotosesion të shoqërohet nga partneri që do ta ketë afër për gjithë jetën.

    Ajo ka zgjedhur nxënësit e saj për të cilët nuk ka nguruar të thurrë edhe lavde.

    Padyshim një kujtim kaq i bukur!

    “Me nxënësat e mi në ditën më të rëndësishme, kurrë nuk kam shkëlqyer në univers, por sot të shkëlqyerit në univers janë nxënësit e mi”, ka shkruar ajo krahas fotograive të publikuara në një grup të mbyllur në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!