×
  • Extra
  • Stil

    Mos e derdhni asnjëherë ujin e vezëve të ziera, mund ta përdorni për diçka shumë të rëndësishme

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 17:53

    Kur i zieni vezët në të ardhmen, mos e derdhni ujin në të cilin i keni zier! Arsyeja pse po ju themi mos ta bëni këtë është sepse ju mund ta përdorni atë ujë.


    Ky ujë mund të përdoret as më pak dhe as më shumë sesa për bimët tuaja, transmeton Reporteri.net.

    Gjegjësisht, bimët e duan kalciumin! Dhe në ujin ku keni zier vezët ka shumë kalcium. Por pse është i rëndësishëm kalciumi tek bimët?

    Një tokë neutrale, e cila ka një vlerë të pH (fuqia e jonit në hidrogjen) midis 6.0 dhe 6.5, ofron për bimët  një mjedis ideal për marrjen e lëndëve ushqyese që janë të nevojshme për rritje dhe zhvillim.

    Përveç kësaj, kalciumi i forcon bimët. Andaj në vend se ta derdhni ujin e vezëve të ziera përdoreni atë për tu dhënë vlera ushqyese bimëve. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!