×
  • Extra
  • Stil

    Kujdes me përdorimin e këtij ilaçi, sapo u ndalua në Evropë

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 16:34

    Ky ilaç ka përdorim të shpeshtë nga qytetarët sa herë ndiejnë probleme të stomakut, madje e marrin edhe pa recete në farmaci, nuk duhet të përdoret më.


    Bëhet fjalë për principin aktiv ranitidine, tabletë në formë doze 150 mg dhe 300 mg, tek të cilat ka rezultuar papastërti kancerogjene.

    Ky ilaç po tërhiqet nga tregu, nga kompania prodhuese, pas alarmit të dhënë nga agjencia europiane e barnave. Agjencia e barnave këtë njoftim të rëndësishëm e kanë publikuar në faqen zyrtare të tyre, ndërkohë që mjekët po njoftohen nga urdhrat përkatës në mënyrë që të mos e përshkruajnë më në recetë.

    Qytetarët që janë duke ndjekur një terapi mjekimi me ranitidine duhet të kontaktojnë mjekun gastroheopatolog, para se ta ndërpresin mjekimin, në mënyrë që mjekimi të mund të zëvendësohet me një bar alternativ.

    Po kështu qytetarët të cilët e marrin pa recetë duhet të konsultohen me farmacistin./tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!