Një javë nga jeta seksuale e një gruaje shtatzënë

Tara, një grua angleze, 35 vjeçe ka rrëfyer kalendarin e saj seksual tani që është shtatzënë.


Ajo tregon se si para shtatzënisë ishte përditë aktive seksualisht, kurse që kur mbeti shtatzënë libidoja e saj ka rënë në mënyrë në ndjeshme.

Tara rrëfen çiltër se si pritja e ëmbël e ka ndryshuar dhe i inkurajon të gjithë të bëjnë të njëjtë gjë, të flasin.

E martë

Vendosëm të hiqnim dorë për një ditë nga televizori dhe të shkonim herët në dhomën e gjumit. Tani unë jam 5 muajshe shtatzënë dhe më ka rënë ndjeshëm dëshira seksuale. Tom më akuzon sikur nuk më duket më tërheqës. Është e vështirë për mua të bëj seks në një kohë që fëmija lëviz brenda meje. Askush nuk flet rreth mënyrës se si dëshira seksuale e një gruaje ndryshon gjatë kësaj periudhe. Nuk e bëj dhe bëjnë një goxha sherr.

E mërkurë

Ngrihem nga gjumi e trullosur prej debatit të djeshëm dhe lotëve që derdha. Më pëlqen seksi në mëngjes, Tom-it i pëlqen në çdo kohë. Po sapo më prek tek pizhamet ia largoj dorën.

E enjte

Takoj një mikeshë, pijmë diçka dhe pastaj kam lënë një takim darke me Tom. Pijmë pak edhe aty dhe vendosim të shkojmë menjëherë në shtëpi. Po, sot bëmë seks, edhe pse unë mezi lëvizja nga vendi.

E premte

Jemi të dy të fiksuas pas punës. Punojmë deri vonë. Pastaj porositim ushqim të gatshëm dhe në fund unë shkoj në shtrat dhe e thyej premtimin e seksit të fundjavës. Nuk kam më nerva dhe as dëshirë.

E shtunë

Më ikën shumica e ditës duke punuar dhe s`ka seks as sot në darkë.

E diel

Do dilnim me miqtë, por ata e anuluan. Kështu Tom më fton ta shfrytëzojmë këtë kohë për seks. Vagina ime është më pak e lubrifikuar se zakonisht gjatë shtatzënisë, seksi dhemb ndaj e lëmë gjysmë.

E hënë

Jam marrë gjithë ditën me disa dokumente dhe jam e vdekur për gjumë. Flemë duke parë televizor.