×
  • Extra
  • Stil

    Për ata që nuk i zë gjumi: Doktoresha shpjegon pse duhet të mbani çorape në shtrat

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 16:20

    Nëse gjumi është kthyer në stres, ekziston një zgjidhje e thjeshtë edhe pse e diskutueshme. Mjekja britanike Jess Andrade u sugjeron të gjithë atyre që nuk arrijnë dot të flenë mirë, të mbajnë veshur çorape. Nuk duket dhe aq seksi, dhe sidomos për ata se bezdisen prej tyre por sipas ekspertes ndikon për një gjumë të rehatshëm.


    ‘Mbajtja e çorapeve në shtrat i bën këmbët më të ngrohta, dhe për pasojë do të ketë qarkullim më të mirë të gjakut, duke qetësuar dhe gjendjen e trupit. Truri jep alarmin se është koha për gjumë, por nëse mban çorape veshur ky alarm ‘bie’ më shpejt’.

    Doktoresha pranon se edhe ajo mban çorape veshur kur fle gjumë dhe thotë se për përfitimet që vijnë janë bërë edhe studime të ndryshme që lidhen kryesisht me temperaturën e këmbëve.

    Sipas studimeve, sa më mirë të qarkullojë gjaku si pasojë e të ngrohtit (kryesisht në dimër) në duar dhe në këmbë, aq më shpejt do të ndjejmë nevojën për të fjetur gjumë, si dhe na zë më shpejt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!