×
  • Extra
  • Stil

    Vetë-izolimi dëmton lëkurën: Çfarë duhet të përdorni

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 18:14

    Qëndrimi në shtëpi, ruajtja e distancës sociale, të mosshkuarit në punë, pasiguria për jetën ekonomiko-sociale pas pandemisë sigurisht që janë faktorë që rrisin stresin. Ky i fundit ndikon ndër të tjera edhe te lëkura.


    Dr. Joshua Zeichner, një profesionist i kozmetikës dhe dermatologjisë në Amerikë, shpjegoi për ELLE se “stresi ngre nivelin e një hormoni të quajtur CRH”. Ky hormon stimulon kortizolin për ta përgatitur trupin për mjedisin stresues.

    Në një njëjtën kohë, CRH lidhet me gjëndrat tona të prodhimit të yndyrës, duke i stimuluar, gjë që shkakton puçrra.

    Në këtë periudhë stresuese, Zeichner rekomandon ndryshimin e pastrimit të lëkurës, duke zgjedhur një larës me acid salicilik, që largon vajin e tepërt nga lëkura dhe i mban poret e pastra.

    Sigurohuni gjithashtu që ta lyeni fytyrën me krem me faktorë mbrojtjës ndaj diellit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!