×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Asgjë në jetë nuk është falas, Facebook po bëhet me pagesë?

    Reporteri
    28 Gusht 2019 | 14:44

    Facebook mund të jetë duke u larguar nga slogani i tij i famshëm ku thuhej se kjo platformë është falas dhe gjithmonë do të jetë.


    Siç është vërejtur nga Business Insider, gjiganti i mediave sociale kohët e fundit ndryshoi sloganin fillestar që ishte “është falas  dhe gjithmonë do të jetë” në  “është e lehtë dhe e shpejtë”, transmeton Reporteri.net.

    Ndryshimi raportohet se ndodhi midis 6 dhe 7 gushtit, megjithëse i mungonte një njoftim zyrtar nga kompania.

    Facebook ka përfituar prej kohësh nga sasitë masive të të dhënave të mbledhura prej përdoruesve.

    Këto të dhëna pastaj ri-përcaktohen dhe u shiten kompanive për të ndihmuar në drejtimin e marketingut dhe produkteve për audiencë të caktuar.

    Sipas avokatit dhe ekspertit të së drejtës dixhitale José Antonio Castillo i cili foli për Business Insider, ndryshimi mund të ketë lidhje me një direktivë nga Bashkimi Evropian që i njeh ato të dhëna personale si një formë pagese.

    Ndërsa kompania nuk ka dhënë ende ndonjë indikacion se ajo do të fillojë të detyrojë përdoruesit të paguajnë për shërbimet, kompania në mënyrë të qartë vëren se nuk garanton se do ta mbajë gjithmonë platformën falas.

    Business Insider vëren se seksioni “Gjërat që duhet të dini” në Facebook përmban një klauzolë që thotë: “Ne nuk garantojmë që Platforma do të jetë gjithmonë falas”. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!