×
  • Extra
  • Tech&Auto

    iPhone 12 do të vijë pa mbushës dhe kufje në paketim. Ka një arsyeje se pse?!

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 18:24

    Linja e re e iPhone 12 do të dërgohet pa karikues apo kufje në paketim, dhe kjo sipas kompanisë, është bërë që të zvogëlohet ndikimi në mjedis. Në vend të tyre, pajisjet do të kenë me vete vetëm një kabllo USB-C.


    Apple thotë se nuk përfshin një karikues ose kufje me serinë iPhone 12 për arsye mjedisore, shkruan abcnews.al

    Kompania thotë se me këtë lëvizje, konsumohet më pak lëndë e parë për çdo iPhone të shitur.

    Kjo gjithashtu lejon kuti më të vogla, që do të thotë se 70 për qind më shumë njësi mund të futen në një paletë të vetme transporti dhe të zvogëlojnë emetimet e karbonit.

    Në përgjithësi, Apple vlerëson se ndryshimet do të shkurtojnë mbi 2 milion tonë metrikë të emetimeve të karbonit në vit, ekuivalente e heqjes së 450,000 makinave nga rruga çdo vit.

    Reagimet në internet nuk kanë qenë të paketa për këtë lëvizje të kompanisë, ndërsa nuk kanë munguar ata që kanë aluduar se Apple po e bën për të ulur kostot e transportit në vend që të mbrojë mjedisin.

    Pavarësisht nga motivet e Apple, kjo lëvizje ka të ngjarë që të ulë mbetjet elektronike në të dyja rastet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!