×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Këta janë filmat që edhe 100 herë po t’i shihni, prapë do të qani

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 23:53

    Kur një pjesë e mirë njerëzish u pyetën se cilët filma i bënin për të qarë sa herë i shihnin, shumica prej tyre dha përgjigjet më poshtë:


    1. Moulin Rouge

    “I preferuari im i të gjitha kohërave. Nuk i mbaj dot lotët në skenën finale.”

    2. My Girl

    “Gjyshja ime nuk sheh dot asnjë pjesë të këtij filmi pa qarë. Fillon qan që kur sheh titrat sepse i kujtohet fundi i filmit.”

    3. About Time

    “Ky film më bën të kuptoj vlerat e jetës, dashurisë, familjes dhe rtë heq dorë nga ngarkesat e tjera. E shoh sa herë ndihem keq.”

    4. Forrest Gump

    “E dua këtë film. E kam parë me qindra herë dhe s’kisha qarë kurrë derisa u bërë e pashë sërish kur isha bërë baba për herë të parë. E humbas fare kur Forrest takon të birin. Qaj vetëm kur mendoj skenën.”

    5. It’s a Wonderful Life

    “Eshtë film i mrekullueshëm. Sidomos fundi. Edhe pse e di çfarë do të ndodhë, prekem çdo herë.”

    6. The Lion King

    “S’do ta marr veten kurrë nga vdekja e Musafa-s”.

    7. Dead Poets Society

    “O Captain, my Captain!”

    8. Good Morning, Vietnam

    “Kur në sfond nis ‘What a Wonderful World’ dhe ti sheh ata të rinj që nisen ushtarë për në Vietnam dhe pastaj imagjinon sesa prej tyre nuk do të kthehen nëpër shtëpia…Apo sesa të tjerë do të vuajnë përgjatë gjithë jetës traumat e shkaktuara në luftë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!