×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Lufta anti-Covid, ‘Apple Watch 6’ do të masë kohën e larjes së duarve

    Reporteri
    15 Shtator 2020 | 21:34

    Eventi më i rëndësishëm i shtatorit sapo u zhvillua live. Gjatë “Time Flies” Tim Cook dhe kolegët e tij na prezantuan me plot 4 aparate të reja nga ambiente të ndryshme në Apple Campus Cupertino.


    Thashethemet rezultuan të gjitha të vërteta, ky event solli në publik 2 Apple Watch dhe 2 iPad. Si fillim u fol për rëndësinë e një Apple Watch në jetën e përditshme, Tim Cook na siguroi mbi rëndësinë e aftësisë për të matur rrahjet e zemrës me anë të disa rasteve ku ky funksion kishte shpëtuar jetë.

    Kësaj here Apple Watch Series 6 do të sjellë dy strumente të reja monitorimi shëndetësor. Së pari ai do të regjistrojë orët e gjumit por edhe lëvizjet gjatë tij për të kuptuar strukturën por edhe cilësinë e gjumit.

    Në përpjekje për të kapur hapin e këtij virusi të ri që kërcënon botën, Apple sjell për herë të parë matjen e nivelit të oksigjenit të gjakut. Një proçes i cili zgjat vetëm 15 sekonda, qartazi nuk do të parashikojë apo diagnostifikojë Covid-19 por mundet sidoqoftë të mbajë një regjistër të dhënash të vazhdueshëm gati për tu marrë në konsideratë në skenarin më të keq.

    Dhe për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19, Apple Watch do të masë edhe kohën e larjes së duarve.

    Së fundmi për herë të parë kemi një Apple Watch SE. I cili ka aspektet më esenciale të një ore Apple por fuqizohet nga një proçesor 1 gjeneratë më i vjetër se ai i Series 6.
    Apple Watch Series 6 do të kushtojë $399 ndërsa versioni SE vetëm $279.

    Në 10 vjetorin e iPad, Apple sjell iPad 8 dhe iPad Air.

    I pari vjen me një proçesor A12 bionic i cili e lejon të jetë 40% më i shpejtë në CPU. Apple thotë se ky produkt është 2 herë më i shpejtë se çdo laptop Windows, 3 herë më shumë se çdo Android Tablet dhe 6 herë më i shpejtë se një Chromebook.
    Për $399 ky është iPad më i ri dhe më i lirë që mund të marrësh.

    iPad Air erdhi siç u parashikua me këndet e sheshta njejtë si Pro, por me vetëm një kamera prej 12MP prapa dhe plot 5 ngjyra nga të cilat mund të zgjidhet.

    Ai ka një ekran 10.9-inch dhe hapet nga Touch ID e cila ndodhet e integruar në butonin e kyçjes.

    Proçesori A14 bionic 5nm e bën atë të jetë 40% më i shpejtë dhe të performojë 30% më mirë në grafika.E më në fund kemi integrimin e USB-C.
    iPad Air do të kushtojë $599.

    Por ylli i vërtetë i shfaqjes është në fakt iPadOS 14, i cili prezanton njohjen e tekstit dhe formave çka të lejon që të modifikosh materiale menjëherë madje të shkruash me shkrim dore e t’i integrosh në një dokument formal menjëherë.

    pple provokoi pak edhe mundësitë që ky sistem i ri operativ i sjell zhvilluesve por ka vendosur që për të rejat e sistemeve operative iOS 14, iPadOS 14, watchOS 7 dhe tvOS të na i tregojë ditën e nesërme. Mbetemi në pritje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!