×
  • Extra
  • Tech&Auto

    MacBook Pro 16 inç mund të lansohet nesër, në çmim prej 2,399 dollarëve

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 14:49

    Më herët sot, dolën thashetheme që thanë se Apple po jepte njoftime private dhe përvoja praktike për disa konsumator të zgjedhur.


    Pajisja e paraqitur mund të ishte MacBook Pro i ri 16 inç, por nuk kishte asnjë konfirmim.

    Tani, ka ardhur informacion i ri mbi datën e lansimit të kompjuterit dhe çmimit të mundshëm.

    Sipas raportit të fundit nga Bloomberg, MacBook Pro i ri 16 inç do të lansohet nesër, dhe do të fillojë me 2.399 dollarë, transmeton Telegrafi.

    Ky version i ri do të zë vendin e 17-inç MacBook Pro, dhe do të kushtojë pothuajse njëjtë me modelin aktual 15-inç.

    Do të përfshijë gjithashtu një tastierë më kompakte dhe praktike. Tani na mbetet vetëm të presim deri nesër për të parë nëse ky informacion është i vërtetë, apo thjesht një thashetheme tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!