×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Prodhuesit e makinave paralajmërojnë të kufizojnë shpejtësinë maksimale të lëvizjes në 180 km/h

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 9:39

    Shpejtësia maksimale e lëvizjes me makina  në të ardhmen, pavarësisht nga fuqia e motorit – do të jetë e kufizuar në fabrikë. Tani për tani, shpejtësia prej 180 km/h përmendet më shpesh si një kufiri i mundshëm.


    Të martën, doli lajmi se Renault dhe Dacia do të kufizojnë shpejtësinë maksimale në 180 km/orë në modelet e tyre të ardhshëm, ndërsa Volvo këtë lajm e bëri të ditur vitin e kaluar.

    Interesante është se Renault, i cili zotëron edhe Dacian, gjithashtu përmend një sistem automatik të kontrollit të shpejtësisë të quajtur Safety Coach, i cili do të rregullojë kufirin e shpejtësisë sipas rregullave lokale të trafikut, duke marrë parasysh aspekte të ndryshme si rruga dhe kushtet e motit.

    Nga ana tjetër, Volvo do t’u ofrojë klientëve të ashtuquajturin “Çelës Kujdesi”, i cili do t’i lejojë pronarit që  nëse dëshiron – të kufizojë më tej shpejtësinë maksimale.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!