×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Samsung nuk ndalet së talluri me iPhone 13: A po shihni edhe ju “Deja Vu” apo vetëm ne?

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 22:44

    Kompania amerikane, Apple ka prezantuar gjatë ditës së djeshme telefonin më të ri të mençur iPhone 13.


    Firma teknologjike ka sjell risi të mëdha në produktetet e saja, por duket se disa prej tyre tashmë mund të gjenden te rivali korean, Samsung.

    Kjo e fundit me këtë rast ka shfrytëzuar momentin për tu tallur me Apple për veçoritë e tyre tek produktet e tyre.

    “A po sheh dikush tjetër deja vu? Vetëm ne?”, ka ironizuar fillimisht Samsung duke shtuar se “Tani sa “cool” do të ishte nëse do të palosej përgjysmë?”.

    Edhe ekranet ProMotion të iPhone 13 me një ritëm të ndryshueshëm të rifreskimit prej 120Hz, Samsung në një mënyrë shumë të dukshme ka tallur Applen, sepse mes këtyre të fundit vendosi të bashkohet me kompanitë, telefonat e të cilëve vijnë me rifreskim 120 hz ekranet, “Ne jemi duke u freskuar tash e sa kohë me 120Hz”.

    “Imagjinoni që të keni akoma një vrimë në ekran në vitin 2021”, ishte tallja e fundit e kompanisë koreane me rivalen amerikane.

    Ndryshe, produktet e reja që Apple njoftoi ishin iPhone 13 Mini, iPhone 13 , iPhone 13 Pro, iPhone 13 Pro Max.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!