×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Varësia nga videolojërat, zyrtarisht sëmundje

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 18:55

    Me rastin e edicionit të 72-të të asamblesë botërore të shëndetësisë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kataloguar zyrtarisht varësinë nga videolojërat si një sëmundje të njohur, duke rivijëzuar edhe karakteristikat.


    Vendimi është marrë pas një votimi ku morën pjesë 194 ekspertë, secili i specializuar në një fushë të ndryshme, që kanë vlerësuar rastin pas rishikimit të shumë provave që mbështesin shqetësimin.

    Sipas OBSH, varësia nga videolojërat mund të manifestohet si në rastet e eksperiencave online ashtu edhe në lojërat me një lojtar të vetëm dhe përmban simptomat e mëposhtme: Vështirësi për të kontrolluar kohëzgjatjen në lojë; prioritet më të madh të lojës të cilës i jepet precedencë përballë interesave të tjera dhe aktiviteteve të përditshme’ vazhdim i lojës pavarësisht verifikimit të pasojave negative etj, transmeton TCH.

    Varësia nga videolojërat, është përfshirë edhe në klasifikimin statistikor ndërkombëtar të sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore, dhe do të bëhet një shqetësim i njohur tashmë duke filluar nga 1 janari 2022.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!