×
  • Extra
  • Tech&Auto

    WhatsApp me ‘disappearing mode’, çfarë do të thotë kjo për përdoruesit

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 19:25

    Aplikacioni i mesazheve WhatsApp po zhvillon një funksion të ri të fokusuar tek privatësia. Ky funksion ende nuk është në dispozicion për publikun por WABetaInfo tregon se po punohet për ta bërë së shpejti realitet.



    Por çfarë është ky funksion i ri?

    Kur përdoruesi kalon në Enable Disappearing Mode, ose opsionin fshirje, bisedat pas aktivizimit do të zhduken. Ky opsion është për të gjithë ata që kërkojnë të kenë më shumë privatësi dhe nuk duan që të ruajnë mesazhe ‘të ndjeshme’. Aktivizimi bëhet në mënyrë manuale. Për ta aktivuzuar ndiq këto hapa: Shko në WhatsApp Settings, Privacy, dhe më pas kliko enable në Disappearing Mode.

    Për Disappearing Mode, pritet të jetë në funksion me apdejtimin e ri për iOS dhe Android por nuk ka një datë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!