Mbrëmjen e së shtunës ndodhi një aksident tragjik në rrugën Gjilan- Prishtinë, ku një veturë ra në Liqenin e Badocit ku mbetën të vdekur tre të rinj.
Policia ka dhënë detaje përmes raportit 24 orësh.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rr. Gjilan-Prishtinë / 05.10.2024 – 23:00. Është raportuar se në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë te liqeni i Badovcit, një veturë me targa vendore në lëvizje dyshohet se ka shkaktuar vet aksident dhe si pasojë e lëndimeve tre persona – viktimat, drejtuesi i veturës dhe dy pasagjerë meshkuj kosovarë kanë ndërruar jetë, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku”.
“Njësitë relevante policore, prokurori, njësitë emergjente dhe të kërkim-shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/.