Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka njoftuar se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet të enjten, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka bërë të ditur se në rend të ditës janë pikat e njëjta, përfshirë votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Ne seancën e radhës që do të mbahet të enjten, do jetë seancë e vazhduar nga ajo e mëparshmja. E dini që tash e dy seanca, sesioni vjeshtor nuk po mund të fillojë në Kuvendin e Kosovës, pasi nuk ka numrin e mjaftueshëm të deputetëve pjesëmarrës”, tha ai.
Ai ka konfirmuar se PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, por që shtoi se do të jetë vështirë që të votohen projektligjet në rend dite.
“Do të jenë seancë që ka qenë e pa përfunduar pra dy jave. Ju e dini që tash e dy seanca sesioni vjeshtor nuk po arrijnë të filloj si shkak i mungesë se mazhorances. Qëndrimet PDK janë të njëjta do të votojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Duke që do të jetë vështirë që të kalohen edhe këto projektligje”, u shpreh Tahiri.