Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot do ta presë në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një komunikatë për media, Presidenca njofton se takimi pritet të nis në orën 16:00
“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof”, thuhet në njoftim.
Të mërkurën, Kasanof qëndroi në Beograd.
E sot, vizitën e tij do të vazhdoj edhe në Kosovë.
Gjatë qëndrimit të tij sefte në Prishtinë, Kasanof pritet të zhvillojë takime me disa nga drejtuesit e shtetit, me vesh Gazeta Online Reporteri.net.
Takimet në qendër të diskutimit parashihet ta kenë dialogun e Brukselit dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe asaj të Ohrit, me Serbinë.
Vizita e parë e Alexander “Sasha” Kasanof në kryeqytetin kosovar ndodhë në periudhën kur marrëdhëniet e Qeverisë së Kosovës prej muajsh janë në pikën më të ulët ndonjëherë, për shkak të veprimeve të pakoordinuara të ekzekutivit kosovar në veri të vendit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.