×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca

    Kusari-Lilës i vendoset shiriti “Rrezik” gjatë fjalimit në foltoren e Kuvendit

    Reporteri
    10 Tetor 2024 | 11:47

    Me tensione ka nisur seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

    Temë në seancë ka qenë audio-incizimi i Mimoza Kusari-Lilës me terroristin, Milan Radoiçiq, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kusari-Lila doli në foltore duke thënë se audio-incizimi i publikuar dje është tërësisht i fabrikuar.

    Teksa po fliste asaj iu vendos një shirit i verdhë ku shkruante “danger” apo rrezik.. Shiritin e vendosi deputeti Haki-Abazi.

    “Aq shumë po ju pengojnë se nuk janë këtu qe 28 muaj dhe i thirrni bashkëpunëtorë, bashkëpronarë. Kjo çka ka ndodh dje është fabrikim i plotë. Imagjinoni kur të dalin kush e ka vizitu Radoçiqin e kush ka pasë biznese me të. Linçimet, sjelljet e ulta kanë me shku bashkë me juve siç keni me shku në zgjedhjet e 9 shkurtit”, tha Kusari-Lila. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!