×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi: Se di cili deputetë i VV-së ka ftyrë tani me kërku votë te qytetarët, s’kem prokurori se Kusari-Lila duhej burgosur

    Reporteri
    10 Tetor 2024 | 12:04

    Deputeti i pavarur, Haki Abazi ka reaguar për rastin e Mimoza Kusari-Lila në Kuvend duke thënë se gëzohet që i takon këtij grupi të deputetëve e jo atij të VV-së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Para deputetëve, Abazi tha se partia në pushtet gjatë kësaj periudhe ka bërë pazare të pista, duke hapur pompa të benzinës e duke punësuar njerëz të afërt në punë, e gjë sipas tij për këtë i kanë kritikuar pushtetet e kaluara.

    Ai tha se Kusari-Lila ktej fol me Radoiçiqin, ndërsa shkonte qante te varri i Afrim Bunjakut.

    “Nuk e di a më ka nejt ma mirë ndonjerë ma mirë pëershkrimi “i pavarur”. S’kisha dashtë me i taku nje grupi parlamentar si ky. Pazaret e pista për me çel pompa të benzinës, me shti njerz të afërt në punë, për interesa të vogla të cilat VV i ka kritiku pushtetet e kaluara”, tha ai.

    “Nuk e kuptoj ku e ka atë ftyrë me dal e me fol, ky është rrezik për shtetin. Ky standard tregon qe s’kem prokurori e nuk e burgos njerin qe flet me një njeri qe ka aktakuzë te ngritur. Nuk e di cili prej tyre ka ftyrë me kërku votë te qytetarët. Përmbajtje keni zero në secilin sektor. Turp”, tha tutje ai.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!