Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari, ka thënë se po diskutohet edhe rritja potenciale e pensioneve të veteranëve, pas publikimit të përgjimeve ku e përfshirë është shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila me kryeterroristin, Milan Radoiçiq, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Hajdari ka thënë se tani që Qeveria u zbulua dhe s’ka kah t’ia mabajë, rritja e pensioneve për veteranët për t’i hedhur hi syve publikut.
Sipas tij, veteranët nuk do të mashtrohen.
“Tani që qeveria u zbulua krejt e s’ka nga t’ia mbajë, po diskutohet edhe rritja potenciale e pensioneve të veteranëve për t’i hedhur hi syve publikut.
Veteranët nuk duhet të mashtrohen dhe nuk do të mashtrohen. Përfitimi i tanipërtanishëm material nuk e mbulon dot turpin shumëvjeçar të kësaj qeverie ndaj veteranëve.
Mashtrimet perfide janë streha e Kurtit, kur dështimet e marritë po e mbulojnë.
Lojë! Lojë edhe me veteranët e UÇK-së”, shkroi ai.
Ndryshe, në media të mërkurën janë publikuar disa audio-incizime të reja ndërmjet Mimoza Kusari-Lilës, ish-deputetit Slavko Simiq dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Biseda mes tyre zhvillohej për Projektligjin për Pagën Minimale dhe votimin e kandidatëve për një pozitë të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.