×
  • Lajme
  • Lajme / Debati në Kuvend

    Gashi: Përgjimi i Kusari Lilës me Radoiçiqin është fatkeqësi kombëtare

    Reporteri
    10 Tetor 2024 | 12:15

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se është për keqardhje ku ka mbërritur debati publik në Kosovë, ku po përfshihet kryeterroristi serb, Milan Radoiçiq, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në seancën e sotme të Kuvendit, Gashi ka thënë se përgjimi në të cilin është përfshirë shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe terroristi Radoiçiq, është fatkeqësi kombëtare.

    Është për keqardhja ku ka mbërritur debati publik në Kosovë. Debati ka mbërri në pikën ku po përfshihet terroristi Radoiçiq. Është fatkeqësi që e dëmton sakrificën e secilit qytetar të Kosovës. Sot çka po dëgjojmë këtu dhe ajo që pamë dje është vazhdë e logjikës të cilën e ka ndërtuar LVV-ja, logjikë e përbaltjes duke qenë vetë e zhytur deri në fyt me kriminelët si Radoiçiqi. Ky është tmerri i demokracisë dhe përfaqësimit të Kosovës. Çka po gëzoheni, çka po duartrokitni? Ai është terrorist që ka kryer krime ndaj Kosovës. Është e kuptueshme që grupet politike në Kuvend duhet me u koordinu mes vete, por jo me u koordinu me kriminelë”, ka thënë ai.

    Sipas tij, interesi i Kosovës nuk është të koordinohet me Radioçiqin, teksa ka shtruar pyetje se përse duhet VV-ja të flasë me të?

    “Kuvendi i Kosovës zonë krimi. Interesi i Kosovës nuk është me u koordinu me Milan Radoiçiqin. Pse Vetëvendosje duhet të flasë me të, çka përfaqëson LVV-ja në këtë rast cilat janë vlerat demokratike e të përfaqësimit të kësaj partie? Pra vlerat e demokracisë, institucionalizimit, duhet me u përfaqësu këtu, jo vlerat e këtij rrugaqi. Është fatkeqësi kombëtare në rastin më të lehtë. Nuk duhet t’i duartrokitet një fatkeqësie kombëtare”, ka thënë Gashi drejtuar deputetëve të VV-së.

    Ndryshe, në media të mërkurën janë publikuar disa audio-incizime të reja ndërmjet Mimoza Kusari-Lilës, ish-deputetit Slavko Simiq dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

    Biseda mes tyre zhvillohej për Projektligjin për Pagën Minimale dhe votimin e kandidatëve për një pozitë të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!