×
  • Lajme
  • Lajme

    Krimet ekonomike arrestojnë vëllain e Lavdrim Muhaxherit, dyshohet për tregti të ndaluar e kontrabandë me mallra

    Reporteri
    10 Tetor 2024 | 15:01

    Mëngjesin e sotëm një person është arrestuar, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “tregti e ndaluar’ dhe ‘kontrabanda e mallrave”.

    I arrestuari del të jetë Bajram Muhaxheri, vëlla terroristit të vrarë të ISIS-it, Lavdrim Muhaxheri, nga Kaçaniku.

    Sipas njoftimit, hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (NjRHKEK) Ferizaj, kanë trajtuar një informatë për një person të dyshuar.

    Policia njoftoi se në koordinim me prokurorinë, kanë kryer kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit.

    I arrestuari për policinë ka qenë edhe më parë i njohur për përfshirje në veprimtari penale.

    Polica ka njoftuar se gjatë  kontrollit të shtëpisë, policia ka gjetur:

    -161.485 (njëqind e gjashtëdhjetë e njëmijë e katërqind e tetëdhjetë e pesë) euro,
    -2320 (dymijë e treqind e njëzet) franga zvicerane,
    -2300 (dymijë e treqind) dollar amerikan,
    -80.850 (tetëdhjetëmijë e tetëqind e pesëdhjetë) denar maqedonas,
    -696 kilogram mjaltë (produkt i dyshimtë pa prejardhje),
    -250 kilogram fasule (pa prejardhje),
    -Një pushkë e gjatë (pushkë ajrore),
    -Një revole,
    -Një veturë dhe
    -Një telefon.

    “Për rastin me mallin e kontrabandë (mjalti dhe fasulja), është ftuar për trajtim njësia e Doganës së Kosovës.
    Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti, nën dyshim për përfshirje në veprat penale: ‘tregti e ndaluar’ dhe ‘kontrabanda e mallrave’”, ka njoftuar Policia.

    Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari u dërgua në ndalim prej 48 orësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!