KFOR-i ka njoftuar se ushtarët letonezë të Komandës Rajonale në Lindje kanë kryen patrullime rutinore në komunën e Zubin Potokut, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në njoftimin e KFOR-it në Facebook thuhet se këto përpjekje janë pjesë e misionit të tyre për të garantuar mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosov.
“Ushtarët letonezë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen një patrullë rutinë në komunën e Zubin Potokut/Zubin Potok. Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.