×
  • Lajme
  • Lajme / Siguri

    Prokuroria: Aksioni në “Avicena” lidhet me lëshimin e certifikatave mjekësore në pika pa licencë

    Reporteri
    10 Tetor 2024 | 15:35

    Prokurori i Prokurorisë Themeloren në Prishtinë në Departamentin për Krime të Rënda, Besnik Jakupi, lidhur me aksionin që po zhvillohet në pikat e laboratorit “Avicena”, tha se dyshojnë që certifikatat mjekësore për patentë shoferë janë lëshuar prej pikave që nuk kanë pasur licencë nga ky laborator.

    “Po, me urdhëresë të gjykatës është. Unë e kam ba kërkesën, çertifikatat mjekësore për patentë shoferë janë lëshu prej pikave që nuk kanë pas licencë”, tha për “Betimi për Drejtësi” prokurori i rastit, Besnik Jakupi.

    Gjithashtu, Jakupi tregoi se rasti ka të bëjë me veprat penale “Ushtrim i kundërligjshëm i kundërligjshëm i veprimtarisë farmaceutike” si dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit”

    Krimet Ekonomike aksion në pikat e laboratorit “Avicena”

    I pyetur se a ka persona të ndaluar, prokurori tha se ende nuk është ndaluar asnjë person.

    “Sot jemi duke e bërë vetëm urdhër-kontrollin. Jemi duke e zbatu, ende nuk kemi ardhur në atë pikë, për momentin jo”, tha Jakupi.

    Aksionin në pikat e Avicenës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por nuk kanë dhënë detaje. Në anën tjetër, Gjylferije Zabeli nga zyra për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se aksioni po zhvillohet me kërkesë të Krimeve Ekonomike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!