×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani pret në takimin Kasanofin

    Reporteri
    10 Tetor 2024 | 16:18

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander “Sasha” Kasanof. Pas kësaj emisari amerikan pritet ta takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.

    Kasanof të mërkurën e vizitoi Serbinë ku u prit nga presidenti, Aleksandar Vuçiq.

    Vlen të theksohet se kjo është vizita e parë e Kasanofit në rajon në cilësinë e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor.

    Për vizitën e Kasanof, Gazeta Online Reporteri.net kishte raportuar ekskluzivisht të hënën e 7 tetorit.

    Kjo vizitë e tij vjen pas asaj ditën e djeshme në Serbi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!