Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka pritur në takimin Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, Alexander Kasanof, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim të bërë në platformën “X”, Hovenier thotë se është i lumtur për vizitën e parë zyrtare të Kasanof në Kosovë dhe rajon.
Ai thotë se pret një vizitë produktive për të treguar mbështetjen afatgjate të ShBA-së ndaj Kosovës për t’i adresuar shqetësimet dhe për të arritur përparim në rrugën evropiane të Kosovës.
“I lumtur për të mirëpritur sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin Kasanof për vizitën e tij të parë zyrtare në rolin e tij aktual në Kosovë dhe rajon. Ne presim një vizitë produktive, duke treguar mbështetjen tonë afatgjatë për popullin e Kosovës, duke adresuar shqetësimet e përbashkëta dhe duke kërkuar të arrijmë përparim në rrugën evropiane të Kosovës si një shtet sovran, i pavarur, multietnik”, ka shkruar Hovenier në “X”.
/Reporteri.net/
Delighted to welcome Deputy Assistant Secretary Kasanof today for his first official visit in his current role to Kosovo and the region. We look forward to a productive visit, showcasing our long-term support to the 🇽🇰 people, addressing shared concerns, and seeking to achieve… pic.twitter.com/9BLWxoeUAl
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 10, 2024