×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    11 Tetor 2024 | 7:18

    ​Ngjarjet e datës 11 tetor:

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë do të bëjnë hapjen e fushatës “Njohja e Kualifikimeve Profesionale”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00)

    Mbahet edicioni i 13-të i KosICT Technology Festival. (Tech Park Prishtina, ora 10:00)

    Hapet panairi Expo Sharri. (Te shkolla profesionale në Mejdanin e Shajnës, Dragash, ora 10:00)

    Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës të KFOR-it. (Shtabi i KFOR-it, kampi Film City Prishtinë, ora 11:00)

    Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyra e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, ora 11:00)

    Mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës – debat parlamentar për komunikimet e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiq. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), së bashku me Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës, do të organizojnë takim diskutues me pensionistë dhe publikojnë raportin “Shteti neglizhon harmonizimin e pensioneve me koston e jetesës”. (Selia e Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, ora 13:00 – 14:30)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!