Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është protagonist në debatin “Fol Hapur”, të organizuar nga Lëvizja Fol.
Ndër temat e shumta, Kurti në këtë debat është pyetur edhe për komunitetin LGBT dhe se çfarë do të bëjë qeveria e tij për të garantuar të drejtat e këtij komuniteti në Kosovë.
Kurti në këtë pyetje ka qenë i shkurtë, duke mos dhënë përgjigje konkrete teksa ka thënë se është avokues i të drejtave të njeriut, dhe që të gjithë njerëzit të trajtohen në mënyrë të barabartë. Ai është shprehur se Kushtetuta e Kosovës është mjaft liberale sa i përket këtij aspekti, por varet prej legjislacionit dhe organeve kompetente se si e interpretojnë atë, shkruan Reporteri.net.
“Në çdo shoqëri ekzistojnë edhe pakicat të tjera të cilat nuk janë pakica kombëtare sepse tek ne kur thuhet pakica, mendohet vetëm pakicat kombëtare. Nuk janë pakicat identitare vetëm pakica kombëtare. Unë jam avokues i të drejtave njerëzore, të Kartës së OKB për të Drejtat e Njeriut dhe Kartës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Jam që njerëzit të trajtohen të barabartë nga shteti dhe shteti të kujdeset për ta. Sa i përket çështjeve të tjera i kemi ligjet dhe kushtetutës Sa i përket këtij aspekti Kushtetutën e kemi mjaft liberale, por varet edhe prej legjislacionit por organeve kompetente të cilat e interpretojnë atë”, është shprehur Kurti. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.