Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se janë duke vazhduar garën për 500 mijë vota.
Fillimisht postimi u shpërnda nga zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.
Me anë të një postimin në Facebook, ai tha se ky numër i votave 500 mijë vota është pragu për pavarësi nga siç tha ajo “Lista serbe e elita e vjetër e korruptuar”.
“VETËVENDOSJE! për të vazhduar me reformat e nisura thelbësore, që të vazhdojë të jetë e mosvarme nga Klubi i Stërvjetëruar e Lista Serbe, për të vazhduar fuqishëm e për të çuar përpara projektet e nisura dhe ato të reja i hynë garës për 500 mijë vota.
VETËVENDOSJE! 500K votues”, shkroi Manxhuka.
Ky postim, më pas u shpërnda nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe nga zyrtarë të tjerë të VV-së.
“500 mijë vota është pragu për pavarësi nga Lista serbe e elita e vjetër e korruptuar. Është fuqia për të vazhduar reformën tonë të thellë përpara. VVazhdojmë garën për 500k vota”, shkroi Haxhiu.
Partitë politike javën e kaluar bënë publike listat e tyre zgjedhore me 110 kandidatë.
Subjektet e mëdha tashmë ka kohë që kanë nisur parafushatën zgjedhore, derisa periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të fillojë zyrtarisht më 11 janar, 2025.
Nga ato zgjedhje do të dalë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, që ka 120 deputetë.
Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008. /Reporteri.net/