“Suksesin e madh të mësimit gjithëditor në Prishtinë do ta zgjerojmë fillimisht në 5 komuna të tjera, e pastaj gjithandej Kosovës”, ka deklaruar kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku.
Sipas Abdixhikut ky është plan shumë i guximshëm, sepse çdo mjet i investuar në arsim, është investim në të ardhmen e Republikës.
“Çdo mjet i investuar në arsim, është një mjet i investuar në të ardhmen e Republikës. Përderisa rrinë, siç rrinë tani 4 orë, dhe e ardhmja e shtetit tonë do të jetë e zymtë. Kur të nisin, e do të nisin me qeverinë tonë të rrinë 8 orë në shkollë, siç po rrinë tani në disa shkolla të Prishtinës, atëherë dhe e ardhmja e Kosovës do të jetë e mbarë, do të jetë e mirë”, ka thënë Abdixhiku.
I pari i LDK-së ka bërë një krahasim të orëve të mbajtuar të fëmijëve në Kosovë dhe atyre të Bashkimit Evropian. “Fëmijët tanë, fëmijët e Kosovës, qëndrojnë vetëm 4 orë apo gjysmë dite në shkollë. Fëmijët e Bashkimit Evropian, qëndrojnë rreth 8 orë në ditë. Pra, dyfish më shumë sesa ne”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.