Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ka takuar sot 150 bizneset më të mëdha të Kosovës.
Para këtyre bizneseve Abdixhiku ka prezantuar projektet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, 5 miliardë investime në 4 vjet.
“Jam i lodhur nga tema politike që një lyerje ure e mbajnë si lajm politik dy muaj rresht; e një urë Badovci 35 metrash nuk e ndërtojnë tash e 3 vjet”, ka thënë kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, gjatë takimit me 150 bizneset më të mëdha të vendit.
Sipas tij, Kosova nuk ka kohë për të humbur më, andaj do të investohet fort dhe shpejtë.
“Duam ta rrisim borxhin publik, të kemi partneritete publiko-private, të privatizojmë asete që në pronësi publike sjellin vetëm humbje, e të rrisim invesitmet kapitale si domosodshmëri e rigjenerimit kapital të Kosovës; rigjenermim që nuk ka ndodhur në mbi 6 dekada”, ka thënë Abdixhiku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.