×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Mërgata

    Haradinaj takim me bashkatdhetarë në Gjermani: Bashkë do ta bëjmë Kosovën anëtare direkt të NATO-s

    Reporteri
    26 Dhjetor 2024 | 16:50

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Gjermani ku është takuar me bashkatdhetarë.

    Sipas njoftimi në rrjetin social në Facebook, Haradinaj u shpreh se me ta ka biseduar për sfidat dhe mundësitë që e presin Kosovën pas 9 shkurtit.

    “Sot, pata nderin të jem me ta dhe të bisedojmë për sfidat dhe mundësitë që e presin Kosovën pas 9 shkurtit. Ju jam mirënjohës për mbështetjen e tyre ndaj kandidatit tonë për deputet nga mërgata, Ukë Blakaj, njëherësh anëtar i këtij unioni dhe sipërmarrës i suksesshëm në mërgatë” shkruan Haradinaj.

    “Bashkë do ta bëjmë Kosovën Fituese anëtare direkt e NATO-s përmes Planit Aksional dhe do ta kthejmë perspektivën për zhvillim ekonomik të vendit”, ka shtuar më tutje Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!