×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Cana, PDK: Në Ditën e Veteranit kujtojmë sakrificën sublime të të rënëve dhe të gjallëve për lirinë e vendit

    Reporteri
    30 Dhjetor 2024 | 14:52

    Kryetari i degës së PDK-së në Rahovec, njëherit kandidat për deputet, Edon Cana në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, ka thënë se sot kujtojmë sakrificën sublime të të rënëve dhe të gjallëve për lirinë e vendit.

    Në një postim në Facebook, ku Cana ka publikuar dhe disa fotografi, ai ka shkruar se sot “rikujtojmë se sa e shenjtë është liria që gëzojmë”.

    “Në Ditën e Veteranit kujtojmë sakrificën sublime të të rënëve dhe të gjallëve për lirinë e vendit.
    Përmes emrave si Prof. Sabahudin Cena, Komandant. Xhafer Kadiri dhe shumë të tjerëve, rikujtojmë se sa e shenjtë është liria që gëzojmë sot”, ka shkruar Cana në Facebook.

    Sot në Kosovë shënohet Dita e Veteranëve të UÇK-së.

    Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor.

    Kjo ditë përkujton sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës. Sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!