Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiki, i ka ftuar qytetarët që nesër natën e ndërrimit të motmotove ta presin në sheshtet e Prishtinës.
Ai ka theksuar se Kosova ka të ardhme të bukur përpara.
Sipas tij, nga sheshi Ibrahim Rugova tek sheshi George Bush, do të ketë jetë.
“Një mbrëmje e ‘zakonshme’ Kryeqyteti! Jetë, gjallëri, festë! Ejani nesër në sheshet e Prishtinës – nga mesdita – për të përjetuar e shënuar fillime të reja në një vit të ri. Nga sheshi Ibrahim Rugova tek sheshi George Bush, le të ketë jetë! Ky vend ka të ardhme të bukur përpara. Do ta bëjmë se s’bëhet ndryshe”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.