×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    AAK tubim me qytetarë në Gjakovë, Lekaj: Mbështetjen tuaj do ta kthejmë në punë e përkushtim

    Reporteri
    04 Janar 2025 | 19:07

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot tubim me qytetarë në Gjakovë.

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në Gjakovë kanë parë mbështetje të madhe nga ana e qytetarëve.

    Ai ishte i shoqëruar nga kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini dhe deputeti, Pal Lekaj.

    “Në tubimin e organizuar nga miku dhe bashkudhëtari im politik shumëvjeçar, deputeti Pal Lekaj, bashkë me kryetarin Ardian Gjini pamë entuziazmin dhe përkushtimin e qytetarëve për vizionin “Kosova Fituese”.
    Gjakovarët, me traditën e tyre të pasur patriotike, kuptojnë më mirë se kushdo nevojën për një qeverisje që siguron zhvillim ekonomik, anëtarësimin direkt në NATO, si dhe mbrojtje të vlerave tona kombëtare. Me këtë mbështetje masive dhe energji pozitive nga qytetarët e Gjakovës, jemi edhe më të vendosur në rrugëtimin tonë drejt realizimit të një Kosove të fuqishme dhe prosperuese. Faleminderit Pal Lekaj dhe gjithë strukturave tona për mobilizimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj vizionit të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj.

    Për këtë tubim ka shkruar edhe deputeti Pal Lekaj. Lekaj ka falënderuar qytetarët e Gjakovës për mbështetjen përgjatë gjithë këtyre viteve, teksa është zotuar se këtë do ta kthejë në punë e përkushtim për ta.

    “Të dashur bashkëudhëtarë,
    Në këtë tubim ndjehem i vlerësuar dhe i përulur përpara mbështetjes suaj të pa rezervë.
    Ju që për këto 20 vite nuk reshtët kurrë së më përkrahuri, do jem mirënjohës, dhe mezi pres ta kthej këtë mbështetje në punë dhe përkushtim.
    Faleminderit shumë”, shkruan Lekaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!