Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot gratë e Krushës në ambientet e kooperativës bujqësore “Krusha”.
Hamza ka thënë se puna e Fahrije Hotit dhe e grave të Krushës nuk është thjesht një punë e zakonshme, por frymëzim për të gjithë ne.
Nga kultivimi i produkteve bujqësore që e filluan për mbijetesë, Hamza ka thënë se ato arritën të ndërtojnë një biznes shumë të suksesshëm.
“Gratë e Krushës janë simbol i guximit, punës dhe këmbënguljes. Nga kultivimi i produkteve bujqësore që e filluan për mbijetesë, ato arritën të ndërtojnë një biznes shumë të suksesshëm.
Ne do ta zgjerojmë përkrahjen përmes subvencioneve dhe granteve investive për prodhimtarinë bujqësore, përpunimin, përmirësimin e teknologjisë dhe do të ndërtojmë qendra grumbulluese për ruajtjen, klasifikimin dhe shitjen e prodhimeve bujqësore. Edhe sigurimi i kulturave bujqësore është i domosdoshëm dhe do ta bëjmë!
Puna e Fahrijes dhe e grave të Krushës nuk është thjesht një punë e zakonshme, por frymëzim për të gjithë ne.
#MaMirë për bujqësinë. #PDK131”, ka shkruar Hamza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.