Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje të tubimit të sotëm të mbajtur në Kamenicë.
Abdixhiku ka thënë se duartrokitjet e popullit janë zanafillë e panikut “të pushtetit në ikje”.
“Duartrokitjet e popullit; zanafillë e panikut të pushtetit në ikje. Ecim, bashkë, drejt së ardhmes së bukur të Republikës! Ide, vizion e projekte! Faleminderit Kamenicë!”, ka shkruar Abdixhiku.