×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku: 9 shkurti është dita e kthesës sonë të madhe

    Reporteri
    17 Janar 2025 | 10:17

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka thënë se besëlidhja e qytetarëve në qytetet e shumta ku po vizitohen, po i bindë përfundimisht, se ndryshimi i premtuar po merr formë, po merr trajtë, po merr kuptim.

    Sipas tij, 9 shkurti është dita e kthesës të madhe të LDK-së.

    ‘’LDK është ngritur tashmë në këmbë, janë bërë NJË me popullin e Kosovës, dhe sikurse atëherë, sikurse e keni kërkuar përherë!

    Këtë LDK që e keni kërkuar tashmë e keni.

    Këtë LDK që punon, përbashkon, fton e përfaqëson tashmë e keni. Prandaj, ruajeni si të tillë; duajeni si të tillë, mbrojeni si të tillë, sepse është e juaja siç ka nisur 35 vite më parë’’, tha Abdixhiku gjatë tubimit në Rahovec.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!