Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Rafuna, ka publikuar fotografi nga tubimi i mbajtur mbrëmë në lagjen Tophane.
Rafuna ka thënë se nga secila përgjegjësi e pozicion, Tophanja do të jetë gjithmonë prioritet për të.
“Në Tophane, në lagjen ku është lindur babi im, mbrëmë u ndjeva jashtëzakonisht mirë në mesin e shumë miqëve të mi dhe të babit e poashtu strukturave tona të devotshme dhe qytetarëve të shumtë. Faleminderit secilit nga ju për pritjen dhe mbështetjen e ngrohtë. Nga secila përgjegjësi e pozicion, Tophanja do të jetë gjithmonë prioriteti im”, ka shkruar Rafuna.
Rafuna garon në listën e LDK’së me numër 45.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.