Në postimin e tij të fundit në platformën Truth Social, Donald Trump tha se “Rripi i Gazës do t’i dorëzohej Shteteve të Bashkuara nga Izraeli në përfundim të luftimeve”, raporton The Guardian.
Të enjten, presidenti amerikan shkroi: Palestinezët, njerëz si Chuck Schumer, do të ishin vendosur tashmë në komunitete shumë më të sigurta dhe më të bukura, me shtëpi të reja dhe moderne, në rajon. Ata në fakt do të kishin një shans për të qenë të lumtur, të sigurt dhe të lirë.
SHBA, duke punuar me ekipe të mëdha zhvillimi nga e gjithë bota, do të fillonin ngadalë dhe me kujdes ndërtimin e asaj që do të bëhej një nga zhvillimet më të mëdha dhe më spektakolare të këtij lloji në Tokë. Nuk do të kishte nevojë për ushtarë nga SHBA! Stabiliteti për rajonin do të mbretëronte!!!”
Në fillim të kësaj jave, Trump tha se SHBA do të “marrë përsipër” dhe “zotërojë” Rripin e Gazës. Presidenti amerikan tha se ai parashikonte një pronësi “afatgjatë” të territorit nga SHBA pasi të gjithë palestinezët të zhvendoseshin diku tjetër.
Ai nuk shpjegoi se si dhe nën çfarë autoriteti mund të marrin Shtetet e Bashkuara tokën e Gazës.
Sugjerimi se SHBA mund të ‘marrë përsipër’ dhe ‘të zotërojë’ Rripin e shkatërruar të Gazës u prit me reagime nga Lindja e Mesme dhe më gjerë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.