×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    KQZ-ja tregon se cilat dokumente janë të vlefshme për votim në zgjedhjet e 9 shkurtit

    Reporteri
    07 Shkurt 2025 | 10:30
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar qytetarët për procesin e votimit që do të mbahet të dielën në Kosovë.

    Nga KQZ u tha se qytetarët e Kosovës mund të përdorin letërnjoftimin, pasaportën ose patent-shoferin si dokument të vlefshëm për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Në një njoftim zyrtar, KQZ ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votim dhe ka kërkuar nga qytetarët që të sigurohen se kanë me vete një nga këto dokumente ditën e zgjedhjeve.

    Dokumentet e vlefshme për votim:

    Letërnjoftimi

    Patentë-shoferi

    Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të drejtohen te faqja zyrtare e KQZ-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!