×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Tahiri: PDK është fitore e zhvillimit ekonomik dhe barazisë së shanseve

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 21:50

    Kandidati për deputet, Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se fitorja e PDK-së është fitore e një rendi institucional e të përgjegjshëm.


    “FITORJA e PDK-së me 6 Tetor, është fitore e një rendi institucional të drejtë e të përgjegjshëm, pa korrupsion e abuzim. Është fitore e zhvillimit ekonomik dhe barazisë së shanseve, kundër nepotizmit dhe klientelizmit”, ka shkruar Tahiri.

    Tahiri ndër tjera ka shtuar se “dje, i gjithë Ferizaj ishte në këmbë, për t’i dhënë mbështetje të plotë agjendës politike të Kryeministrit në ardhje z. Kadri Veseli. Bashkë për t’iu dhënë qytetarëve qeverisjen që meritojnë. Bashkë për të ardhmen që duam, për ty, për shtetin, për gjithsecilin”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!